Kryetari Kadriu, vizitoi fshatin Burincë | AAK-Gjilani
Kryetari Kadriu, vizitoi fshatin Burincë

Kryetari Kadriu, vizitoi fshatin Burincë

Sot, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka vazhduar aktivitetet e tij të drejtpërdrejta me qytetarë, duke iu përkushtuar edhe atyre që kanë të bëjnë me bujqësinë.

Ai sot qëndroi në fshatin Burincë, ku vizitoi fermën e dhive në këtë fshat. I pritur nga pronari i kësaj ferme, zotëri Hysen Hajdari, ai u falenderua për interesin e treguar dhe mbështjetjen e ofruar.

Pronari Hysen Hajdari, u deklarua se disa herë ka drejtuar kërkesat e tij në kuvendin komunal, duke kërkuar mbështetje, mirëpo asnjëherë nuk e ka gjetur një mbështetje të merituar, përpos një ndihme krejtësisht simbolike, e cila asnjëherë nuk ka mjaftuar në zhvillimin e biznesit të tij.Ai u shpreh mirënjohës për vizitën e kryetarit Kadriu duke shtuar se vizita të tilla premtuese, janë shumë domethënëse për funksionimin e secilit biznes.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Kadriu premtoi mbështetjen e tij dhe ofroi ndihmë në gjithçka që kjo fermë ka nevojë. Burinca, fshat ky i cili gjendet në zonë kufitare, ka marrë shumë premtime gjatë fushatave zgjedhore, në deklaratat se si zonë kufitare, do të ndihmohet shumë më shumë se sa zonat e tjera, mirëpo një premtim i tillë, asnjëherë nuk është kthyer në vepër.

Ndërsa kryetari Kadriu, gjatë vizitës së tij në këtë fshat, premtoi ndihmë dhe mbështetje dhe tha se kontributet e tij në ndihmë të qytetarit të Gjilanit do të vazhdojnë, ndërsa ky kontribut po i njejtë do të jetë edhe për bizneset lokale.